1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Anglezët dyshonin se Ismail Qemali punonte për grekët

Më të lexuarat

Tri raportet që po botohen sot, hedhin dritë mbi Vlorën e vitit 1914, konkretisht mbi muajin korrik. Lufta Ballkanike dhe mënyra se si e vuajti Shqipëria këtë, zbardhet edhe nga raportet që i shkonin “Foreign Office” në Londër nga anglezët që gjendeshin në vendin tonë, mes të cilëve edhe Edit Durhami.

Më poshtë kemi: Raportin e Harry Lamb, delegati britanik i komisionit ndërkombëtar të Kontrollit, për zotin Edward Grey, sekretari britanik i shtetit për Çështjet e Jashtme, i datës 15 korrik 1914, që përmban një raport të W. A. Fox-Strangways, asistent e konsulent britanik, po i datës 15 korrik 1914, dhe një letër nga Edit Durhami për Harry Lamb, e datës 15 korrik 1914, mbi situatën kaotike në Vlorë në prag të pushtimit grek, raporton Gazeta Shqiptare.

Durrës, 15 korrik, 1914

“Zotëri! Duke qenë se më është raportuar që qyteti i Vlorës është i kërcënuar, në njërën anë nga kryengritësit myslimanë, dhe në anën tjetër nga epirotët, ndërsa mund të ndodhë që në çdo rast të pushtohet menjëherë nga turma e refugjatëve të uritur, e kam konsideruar të arsyeshme që të largoj arkivat dhe materiale të tjera të mbetura të qeverisë, për në Durrës, ku do të jenë më pak të ekspozuara ndaj rrezikut të të rënit në duar të paautorizuara.

Prandaj unë e dërgova z.ndihmëskonsull, Fox-Strangways në Vlorë, më 12, së bashku me udhëzimet për të hequr prej aty, sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, nëse do të ishte e mundur, pa dëmtuar apo rrezikuar veten e tij. E dija me siguri që, në çdo rast mund të shfaqej rreziku, por unë mendova se do të ishte më mirë për ta zbrazur atë nga përmbajtjet e saj konfidenciale.

Z.Fox-Strangways u rikthye në Durrës mbrëmjen e kaluar, pasi kishte përmbushur këtë mision dhe me gjithë kënaqësinë time, mora përsipër që t’iu transmetoj këtu edhe një memorandum që ai ka hartuar për mua mbi gjendjen e punëve në Vlorë.

Unë mund të shtoj që, qeveria pasi ka vendosur se pozicioni ishte i pambrojtshëm, Gjenerali de Weer ka marrë udhëzime për ta evakuuar atë plotësisht, ndërsa avullorja “Erzegovina” mbërriti këtu këtë mëngjes, duke sjellë me vete pothuajse të gjithë xhandarët e mbetur, armët që kanë shpëtuar dhe të gjitha pushkët dhe municionet e magazinave të Qeverisë.Qyteti, i është dorëzuar kështu fatit të tij. Destrojeri italian “Agordat”, barka-silur austriake “Turul” dhe kruzerët e vegjël rusë “Teretz” janë aktualisht të vetmet anije të huaja në gji.

Sipas informacioneve që ne morëm dje, servianët që kanë ndihmuar sigurisht kryengritësit në luftën e tyre të kohëve të fundit kundër trupave qeveritare pranë Starovës, e kanë zënë tashmë atë vend, e po ashtu edhe gjysmën e rrugës deri në Elbasan. Asgjë nuk i pengon ata drejt avancimit të fundit në qytet, e po ashtu sa i përket Beratit, në qoftë se ai nuk është tashmë në duart e grekëve”.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit