0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Angella Collins – Jeta e një të konvertuare

Më të lexuarat

Një numër gjithnjë e më i madh amerikanesh po gjejnë qetësi pas pranimit të Islamit
Anxhela Kollins (Angella Collins) është një e konvertuar në Islam. Ajo që e bëri këtë 30-vjeçare të interesohej për Islamin ishte se ajo ndiente që kjo kujdesej për të, diçka që i kishte munguar kur ishte e vogël. Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame vlerëson se çdo vit rreth 20.000 amerikanë konvertohen në Islam, me një raport 4 me 1 në favor të femrave. Sipas profesoreshës Yvonne Haddad, të Universitetit Georgetown, bashkautore e “Muslim Women in America”, disa femra, si Kollins, frymëzohen nga rregullat e Kuranit, të cilat i shohin si shumë fuqizuese për to. Disa të tjera janë në kërkim të një komuniteti që e miraton rolin më tradicional të gruas si një amvisë, kurse disa të tjera janë thjesht në kërkim të shpirtërores. “Mendoj se amerikanët duhet t’i shohin këto të konvertuara si gra që kanë gjetur vetveten”, thotë Haddadi.
Një udhëtim në Indi në vitin 1999 e futi Kollinsin në rrugën e Islamit, në një kohë kur ajo punonte si asistente e producentëve të filmave. Ajo qëndroi me një familje muslimane për dy javë e gjysmë, një kohë gjatë së cilës ata pinin çaj së bashku dhe bisedonin. Kollins pranoi Islamin pasi lexoi Kuranin kur u kthye në Amerikë.
“Isha shumë e impresionuar”, kujton ajo, pjesërisht pasi besonte se mësimet e Kuranit mbushën një boshllëk që ekzistonte tek ajo që me ndarjen e prindërve të saj kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe. “Kur lexoj, ndihem si të kem përkujdesje prindërore.”
Por jo gjithçka shkoi mirë për të në fillim. Madje një i afërm i saj i tha asaj se do të shkonte në zjarr. Në vitin 2003, ajo u martua me një kuvajtian, por martesa e tyre qe e paqëndrueshme dhe tani janë në divorc e sipër, pasi bashkëshorti i saj nuk qe praktikant i fesë. Besimi i saj ndërkohë nuk u lëkund kurrë. Sot, kjo banore e Mission Viejo, Calif., punon si drejtoreshë e “Al Ridah Academy”, një shkollë private islame.

Përktheu me shkurtime Eglantina Muça

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit