2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Angel, ish krishtere, SHBA – E pranoi Islamin për shkak të sjelljeve të mira të muslimanëve

Më të lexuarat

Prej familjes dhe shoqërisë së shkatërruar, gruaja gjeti përkrahje prej disa shokëve muslimanë. Çdo musliman ka një histori për udhëtimin e tij në Islam. Secili është i interesuar dhe kurreshtar për mua. Zoti me të vërtetë udhëzon vetëm atë që Ai dëshiron. Unë ndihem shumë e lumtur që jam njëra prej të zgjedhurve. Ja historia ime.
Unë gjithmonë kam besuar në një Zot. Gjithë jetën time gjatë vuajtjeve, e kam lutur Zotin për ndihmë, madje edhe si fëmijë. Më kujtohet kur qaja në kuzhinë e ulur në gjunjë. Religjioni, në anën tjetër, kurrë nuk linte përshtypje. Njerëzit mendonin se ata ishin ndërmjetësues në mes teje dhe Zotit.
Kështu ndihesha edhe për Jezusin, Zoti e mëshiroftë. Si mundet që ky njeri të na ruajë të gjithë neve prej gabimeve tona? E refuzova biblën në të gjitha versionet, duke besuar se përshkrimi dhe përkthimi disa herë i saj nuk mund të jenë fjalët e vërteta të Zotit. Rreth viteve të pesëmbëdhjeta më lindi ideja ta gjeja Zotin.
Familja ime ishte familje mesatare amerikane. Babai ishte punëtor i dhënë pas alkoolit. Me kalimin e kohës kushtet e tij keqësoheshin, dhe ai çoroditej. Abuzimet fizike dhe frika u ngulitën në fëmijërinë time dhe u reflektuan pastaj në jetën time. Ai shkoi kur isha në klasën e gjashtë. Prindërit e mi u ndanë. Isha më e vogla prej tetë fëmijëve. Nëna ime shkonte në punë të na mbajë neve, dhe unë qëndroja vetëm në shtëpi për shumë kohë.
Ja ku isha, njëri prej këtyre fëmijëve të tërhequr të shoqërisë. Fillova të vesh rroba të zeza dhe të vë grim të zi. Dëgjoja muzikë mesjetare dhe fanatazoja rreth vdekjes. Vdekja dukej të ishte frikë më e vogël dhe zgjidhje më e mirë e problemeve të mëdha. Ndihesha e vetmuar gjatë gjithë kohës, madje edhe përreth shokëve. U mundova ta mbushi boshllëkun me cigare, pastaj alkool, drogë dhe pastaj me çdo gjë që mund të më largonte prej mendimeve të mia. Jam munduar ta mbys veten së paku pesëmbëdhjetë herë. Pa marrë parasysh se çka kam provuar dhimbja brenda meje kurrë nuk dukej se po qetësohej.
Isha në kolegj kur mbeta shtatzënë me djalin tim dhe kisha frikë për shëndetin e tij. Nuk mund të paramendoja ta largoja atë. Kam punuar shumë për t’u kujdesur për birin tim. Duke e shtrënguar gjithë dhimbjen dhe zemërimin tim, e ndryshova pak jetën time. Gjatë kësaj kohe nuk i kam besuar askujt. Pas tri vitesh, unë fillova të dal përsëri. U fejova. Vërtet, dëshiroja të kisha diçka më tepër. Me të gjitha përjetimet e kaluara, fjalët e mia ranë. Isha 25 vjeç dhe shtatzënë me vajzën time kur ndërpreva lidhjen me të fejuarin pasi ai vazhdimisht më mashtronte dhe më torturonte psiqikisht.
Gjatë kësaj kohe, isha duke punuar për një djalë nga Pakistani i cili ishte musliman. Unë nuk i përcillja kurrë lajmet e as nuk interesohesha se ç’po ndodhte. Të jesh musliman për mua nuk ishte më ndryshe se sa të kishe religjion tjetër. Me kalimin e kohës unë u shoqërova edhe me disa muslimanë të tjerë. Fillova të vërej ndryshime drastike. Ata kishin moral të padyshimtë. Devotshmëria e tyre ndaj Zotit vërehej në mënyrën që ata i faleshin pesë herë në ditë. Ta lëmë faktin se ata nuk pinin alkool as drogë. Për brezin tim kjo ishte moral i vjetër i shkollës, ndoshta gjyshërit tuaj e kanë përcjellur.
Kur lindi vajza ime, nuk mund ta paramendoni befasinë time kur njëri prej këtyre djemve erdhi dhe më solli dhurata. Isha tepër e befasuar kur ai e mbajti dhe i foli asaj. Kurrë nuk kisha parë burrat të silleshin kështu pas një foshnjeje. Mirësia vetëm sa u shtua brenda katër muajve. Nuk mund ta përshkruaj dashurinë që u tregua ndaj nesh. Dalëngadalë, u rritën interesimet e mia për fenë e tyre. Isha kurreshtare se cila fe mund të rrënjos këto lloje të vlerave brenda njerëzve.
Jetoja në një shtëpi me shtatë njerëz dhe një natë vendosa t’ia huazoj një shoqes së dhomës kompjuterin. Frikësohesha se mos po i ofendoj shokët e mi duke u bërë pyetje, kështu që iu drejtova kompjuterit. Faqja e parë që e hapa ishte http://www.islam-brief-guide.org. Mbeta tërësisht e shtangur. Sikur rrobat e mia të zeza më ishin ngjitur për trupi dhe ju betohem se kurrë nuk jam ndier më afër Zotit. Brenda njëzet e katër orëve, e thashë shehadetin.
Prej asaj dite shumicën e kohës sime e kaloj në studim. Për herë të parë në jetën time diçka e ndali zemërimin dhe dhimbjen time. Unë vërtet e ndjeva dashurinë dhe frikën ndaj Zotit. Zoti e zëvendësoi dhimbjen brenda meje me dritën e tij dhe besimin në Të. Prej pranimit të Islamit, Zoti vërtet më ka bekuar mua. Zoti më dha fuqi ta ndaloj tërësisht duhanin, pirjen e alkoolit dhe drogës qe gati dy vite. Jam martuar me një musliman të mrekullueshëm. Ai i ka marrë fëmijët e mi dhe i kemi bërë tanët. Tani kam diçka që gjithmonë e kam dëshiruar – familjen.
Gjithë falënderimi i takon Zotit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit