3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Anëtari i Kryesisë së PDK-së thotë se jo vetëm Syla duhet të ishte në burg

Më të lexuarat

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë se para Azem Sylës duhet të ishin shumë të tjerë në Burg. Këtë ai e tha në Konventën e shtatë zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ne s’mund të luajmë edhe më tutje hajgare. Para Azem Sylës do të duhej të ishin një varg emrash në burg”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se zyrtarët e PDK-së i kanë humbur kredencialet për të dalë në mbrojtje të udhëheqësve partiakë të cilët po arrestohen nga drejtësia, shkruan Express.

Krejt këto fjalë, Hoti i ka thënë pas fjalimeve të Hajredin Kuçit, Enver Hoxhajt e Arsim Bajramit. Të tre këta profesorë kanë thënë fjalë të mëdha për punët që janë bërë në kuadër të PDK-së.

Hoti po ashtu tha se Kadri Veseli po vjen në PDK në një kohë shumë të vështirë.

Ndryshe, Azem Syla, deputet i deritashëm i PDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Partisë, është arrestuar para disa ditësh në kuadër të një hetimi, për përfshirjen e tij në shitjen e tokave në mënyrë të kundërligjshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit