Është zbuluar se disa anëtarë të organizatës terroriste FETO që jetojnë në New Jersey të SHBA-ve kanë kthyer në një vend takimi një kishë në të cilën shkojnë rregullisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i AA-së ka filmuar anëtarët e FETO-s të cilët mblidhen çdo mbrëmje në lagjen Cliffside Park në New Jersey.
Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se shumë anëtarë të FETO-s që jetojnë në këtë zonë, preferojnë kishën Trinity Episcopal pavarësisht se në një distancë 10 minuta me ecje ndodhet xhamia e qendrës kulturore Bergen e Diyanetit që i përket komunitetit turk.
– Ditën puth flamurin amerikan, natën shkon në kishë
Në mesin e personave që vijnë në kishë vërehet se është një punonjës turk i cili puth flamurin amerikan në biznesin e Abdulhadi Yıldırım i cili është kunati i Adil Öksüz në arrati që është emri kyç në tentativën për grusht shteti në Turqi.
Në pamjet e filmuara nga AA-ja në biznesin e shitjes dhe riparimit të automjeteve luksoze në lagjen Edgewater me pamje nga Manhattan i New Jersey, vërehet se Abdulhadi Yıldırım e puth vetë i pari flamurin amerikan dhe më pas ia jep që ta puthë edhe punonjësit me bluzë jeshile pranë tij. Po i njëjti punonjës i Yıldırım, më pas duke e marrë në dorë e ka valëvitur me entuziazëm flamurin amerikan.
– Çelësi i kishës është tek anëtarët e FETO-s
Me sa kuptohet anëtarët e FETO-s që parkojnë automjetet e tyre në parkingun privat të kishës ata mblidhen në sallën kryesore të meshës pasi i hapin vetë me çelësat e tyre dyert e kishës që janë të mbyllura për shkak se nuk ka asnjë punonjës.
Ndërkohë që tërheq vëmendjen se një prej anëtarëve të FETO-s gjatë hyrjes në kishë bën përshëndetje ushtarake të rregullt për ata që presin tek dera.
Në pamje paraqiten anëtarët e FETO-s zërat e të cilëve mund të dëgjohen edhe nga jashtë që pasi përfundojnë bisedimet fikin dritat e kishës, mbyllin derën dhe dalin nga këto ambiente.
– Anëtarët e FETO-s kanë një marrëdhënie të ngushtë me kishën që nga e kaluara
Mes anëtarëve të FETO-s dhe kishës së kthyer në një vend takimi, ka lidhje të forta që nga e kaluara.
Në faqja e internetit të Qendrës Kulturore Turke në New Jersey e cila është një prej institucioneve çati të FETO-s në Amerikë, ka informacione dhe fotografi mbi aktivitetet e përbashkëta dhe vizitat që kanë kryer në kishën Trinity Episcopal.
Vizita më 26 janar 2015 e priftit të kishës Willie J. Smith, dreka miqësie, udhëtime në Turqi, mesha e të dielës dhe bisedat për çështjet e pjesëmarrjes në aktivitete të mëngjesit janë informacione që paraqitet më tej në faqen e internetit.
Gjithashtu në pamjet e aktiviteteve të përashkëta ku marrin pjesë anëtarët e FETO-s janë të panishëm edhe emra të njohur si Arzu Kaya Uranlı një prej autoreve të shkrimeve në gazetën e mbyllur Today’s Zaman të FETO-s, si dhe Sıtkı Özcan redaktori i përgjithshëm i faqes së internetit Zaman Amerika.
– Në kishë edhe Aslandoğan një nga emrat e rëndësishëm të FETO-s
Pas takimeve në kishë është filmuar edhe personi Alp Aslandoğan kryetar i Aleancës për vlera të përbashkëta (Alliance for Shared Values) që është një prej institucioneve çati të FETO-s në SHBA. Alp Aslandoğan është një nga emrat më të spikatur të aktiviteteve të organizatës në Amerikë.
Aslandoğan, i cili jep deklarata në median ndërkombëtare në emër të FETO-s, në një aktivitet të zhvilluar në Kongresin Amerikan nga Komisioni i Helsinkit më 9 dhjetor 2016, ai u ankua kundër Turqisë tek vendimmarrësit amerikanë me shpifje të ndryshme në lidhje me tentativën e dështuar për grusht shteti të 15 korrikut.
– Anulohet fjalimi i Aslandoğan në PE
Ishte planifikuar që Aslandoğan në një aktivitet që FETO dëshironte të zhvillonte në mars të 2017 duke përdorur emrin e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Aslandoğan ishte planifikuar të jetë i pranishëm si folës bashkë me kryetarin e Shoqatës së Dialogut (Dialogue), Özcan Keleş, i cili vepron në Britani të Madhe.
Por, tentativa e organizatës së FETO-s për të pastruar veten e tyre në PE, u anulua pas informimeve të Turqisë dhe iniciativave me praninë e grupit të të gjelbërve në kryesinë dhe Sekretariatin e përgjithshëm të PE-së në lidhje me FETO-n.
Në një deklaratë grupi i të gjelbërve njoftoi se ata nuk kishin planifikuar një aktivitet të tillë dhe se nuk janë sponsorë të mbledhjes së FETO-s. Gjithashtu u shprehën shqetësime se emrat e tyre janë përdorur “në mënyrë tinzare” nga FETO pa miratimin e zyrtarit të grupit.