3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Anëtarësimi në KiE, hapi i ardhshëm i Kosovës

Më të lexuarat

Kosova po bëhet gati që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës thonë se hapi i radhës është aplikimi për anëtarësim në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian, edhe pse ende nuk dihet se kur do ta bëjnë këtë institucionet e vendit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për gazetën “Zëri” se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është hapi i ardhshëm i Kosovës.

“Këshilli i Evropës është institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh aspektet e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, të drejtat e minoriteteve që mbulon kjo organizatë. Kosova ka bërë progres në të gjitha këto fusha dhe anëtarësimi do t’ia mundësonte Kosovës të avancojë edhe më tej. Sidoqoftë, momenti i aplikimit duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë dhe do të bëhet në koordinim me institucionet e tjera, në mënyrë që të rezultojë me sukses”, ka thënë Murtezaj.

Mirëpo në anën tjetër, njohës të integrimeve thonë se është koha më e mirë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë për gazetën “Zëri” se pavarësisht faktit se liberalizimi i vizave është nën ombrellën e BE-së, sikurse edhe MSA-ja, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është pjesë e ndarë, por fuqizimi në ecjen përpara drejt integrimeve evropiane është argument për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit