0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Android nuk ka thyer patenta të Oracle

Më të lexuarat

Një juri gjykatësish nga San Fransisco, ka ardhë në përfundim se sistemi operativ mobil Android nuk ka përdorur patenta të Oracle. Ky vendim vjen pas dy javë debatesh nëse ishin shkelur apo jo dy patenta të Oracle të lidhur me Java.

Procesi gjyqësor mes Google dhe Oracle kishte nisur më 16 prill në Gjykatën Rajonale të Kalifornisë në San Francisco. Ky proces ishte zhvilluar në tre faza për të adresuar të drejtat e autorit, patentat, dhe dëmet.

Më herët juria kishte ofruar vendimin e pakompletuar për fazën e të drejtave autorit, derisa faza e dytë në lidhje me patentat ishte konsideruar më pak e rëndësishme për shkak të nivelit më të vogël të dëmeve.

Oracle kishte akuzuar kompaninë Google se ka shkelur shtatë patenta në lidhje me Java në Android, por Google kishte rishikuar të gjitha këto patenta dhe përfundimisht kishte ulur numrin e patentave të shkelura në vetëm dy sosh.

Patentat kanë të bëjnë me menaxhimin e memorjes dhe performancën në makinën virtuale të softuerit ku operojnë programet Java.  /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit