Gjatë javës së kaluar, SamMobile raportoi që Android 4.1 do të vijë së shpejti edhe për Samsung Galaxy S III.
Dje, faqja postoi versionin e para-lëshimit të softuerit dhe thotë se përditësimi zyrtar do të jetë në dispozicion përmes KIES dhe “over-the-air” në fund të këtij muaji e në fillim e atij të ardhshmit
.SamMobile raporton që ndërtimi testues I9300XXDLG4 përmban veçori të reja si “Dormant mode” dhe mundësia për të përdorur dorën tuaj për të kapur një pamje.
Si gjithmonë, instalimi i një versioni jozyrtar i softuerit do të hedhë poshtë garancinë e celularit tuaj dhe SamMobile njofton se përmes kësaj mënyre, përdoruesit kanë gjetur probleme si riformatimi i microSD dhe heqja e mundësisë për instalimin e disa aplikacioneve.
Lëshimi zyrtar mund të jetë shumë afër, por nëse nuk ju pritet edhe disa javë dhe dëshironi të merrni përsipër rrezikun, shkoni në SamMobile për të marrë udhëzime se si bëhet instalimi i këtij ndërtimi testues.kohaislame