5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ananasi dhe dobite e tij

Më të lexuarat

Hulumtimet tregojnë që ananasi forcon sistemin e imunitetit, ndihmon kapërcimin e lodhjes dhe rrit qëndrueshmërinë dhe forcën. Lëngu i ananasit është i njohur si mjet i shkëlqyeshëm për lagështimin e fytit dhe lehtësimin e dhimbjes së kokës.

Shumë këngëtarë profesionistë betohen që lëngu natyral i freskët i ananasit është lëngu më i mirë për fytin e tyre. Në këtë gjë janë bindur edhe ata, që kanë probleme me inflamacione – pema me të vërtetë është dëshmuar efikase. Konsiderohet që në mbrojtje të fytit është shumë i rëndësishëm bromelain, e cila është materie shumë efikase anti-inflamatore.

Shërimi i dhimbjes së fytit

Qëroni dy copa të ananasit të pjekur të cilat pastaj duhen të lahen mirë. Preni në copa të vogla dhe përzini në mikser derisa të mos fitoni lëng. Pini nga një të tretën e lëngut, tri herë në ditë.

Ilaç për shumë gjendje

Ananasi ka përmbajtje të madhe të acideve të pemëve, kumarike dhe klorogjenike, çka luan rol të rëndësishëm në preventivën e kancerit të stomakut. Acidet e pemëve parandalojnë grumbullimin e substancave karcinogjene, nitrozamineve në stomak dhe nxisin punën e mirë të metabolizmit. Përveç kësaj përmban vitamina A dhe C, të cilat janë antioksidante të forta, kalcium, fosfor, magnez, hekur, natrium, kalium, dekstrozë, sakarozë dhe enzimën bromelain. Bromelain ndihmon zbutjen e ushqimit në stomak dhe pengon rritjen e qelizave të kancerit.

Fibrat në përmbajtje të ananasit mund të lehtësojnë pastrimin te të sëmurët që vuajnë nga kapsllëku.
Me konsumimin e ananasit mund të reduktoni lëshimin e acidit të tepërt të stomakut, ndihmoni në tretjen e ushqimit në stomak, mund të ketë veprim kundërinflamator dhe të parandalojë koagulimin e trombociteve.

Disa duhet të jenë të kujdesshëm

Femrat shtatzënë, të sëmurët nga artriti urik dhe nga diabeti duhet të kenë kujdes që të mos fusin për së tepërmi ananas në organizëm dhe që të këshillohen për këtë me mjekun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit