2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Analizë ushtaraku rreth sulmit të djeshëm në Paris!

Më të lexuarat

Nga Hafir HOXHA

Shkurt ky është vetëm një mendim i imi. E njoh qytetin e Parisit, e goxha mirë funksionalizimin e sistemit francez të informimit, të shërbimeve sekrete, të sigurisë, të ushtrisë e të komunikacionit. E flas frëngjishten mirë dhe dihet që gazeta Charly ishte shumë herë e sulmuar, e kërcënuar dhe në qendër të Parisit, terroristët arrijnë të hyn ne zyrat e redaksisë. Kryejnë atentat , dalin nga ndërtesa, filmohen nga qytetarët e nuk arrijnë organet e sigurisë ti kapin ata duke i ndërruar disa here automjetet në qytet! Kjo më duket naive, askush nuk analizoi mangësinë e shtetit në këtë rast! Madje thonë se terroristët ishin profesional, ndërsa nga ana tjetër njoftojnë se e kanë gjet letërnjoftimin e njërit nga ta ne automjetin qe ata e kanë përdorë ! Sa naive ky konstatim ! Ky rast është për tu analizuar mirë e mirë, ngase këtu ka munguar shteti në siguri por ndoshta jo në konceptin e këtij rasti!!! Ky rast do të shërben për shumë çka në të ardhmen e Francës , në zgjedhjet e radhës dhe për mua dikush ka strategji për ketë dhe po një strategji e tillë është edhe eksplozivi në Prishtinë , për qëllime të caktuara. Se kush dhe pse e bëri këtë levizje duhet hulumtuar !!! A nuk është edhe shumë e komplikuar për ta kuptuar ! Se kush është humbës e kush fitues ne këto skenare, e dëshmon koha !!! Kurse për viktima kuptohet shprehi shumë keqardhje ….nejse nuk po hy në gjera më detale për rastin në Paris, por nuk duhet të reagohet me eufori dhe me e pa shtetin vetëm duke “vajtua” ! Për këtë rast, edhe llogaridhënien , përgjegjësin e shtetit dhe mangësitë e tyre janë gjëra që trajtohen profesionalisht lehtë gjendet kujt po i vjen era këtu! Duhet shtuar në fund se për interesa të mëdha shtetërore, për fat të keq shumë herë disa njerëz sakrifikohet në forma të ndryshme speciale !

Autori është ish-ushtarak i karrierës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit