3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Analisti i sigurisë, profesor Michael Clarke ka shpjeguar se si Rusia ka ndryshuar strategjinë

Më të lexuarat

Analisti i sigurisë, profesori Michael Clarke ka shpjeguar se si Rusia ka ndryshuar strategjinë – duke e kthyer pushtimin në një “luftë të qyteteve”.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ai thotë se Rusia, në mënyrë “kundërintuitive”, filloi të enjten e kaluar me “planin B” – një përpjekje e shpejtë për të përmbysur qeverinë me forca relativisht të lehta.

Por siç vlerëson Clarke, kjo është tipike se si Perëndimi përpiqet t’i bëjë gjërat, jo Rusia.

Ata mund të kishin pritur të deklaronin veten se janë në kontroll të vendit brenda 72 orëve, thotë Clarke, por ata “u futën në një rrëmujë të madhe”.

Tani Rusia i është rikthyer “planit A” – lëvizja në qytete më ngadalë, me artileri më të rëndë, “të cilën ata dinë të bëjnë”, ka vlerësuar më tej ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit