1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Amnistia për 100-vjetorin, sot pritet votimi në Parlament

Më të lexuarat

Parlamenti pritet të miratojë sot projektligjin për dhënien e amnistisë për të burgosurit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Nga ky projektligj përfitojnë dhjetë për qind e të dënuarve të cilët vuajnë dënimin e tyre në burgjet shqiptare duke përfshirë ata persona të dënuar me burgim deri në 2 vjet, ata të cilët janë të dënuar me gjobë, ata të cilët me datën 28 nëntor u ka mbetur pa vuajtur dënimi deri në 1 vit, ndërsa parashikohet ulje dënimi për kategori të veçanta të veprave penale që nuk përbëjnë rrezikshmëri.

Ashtu si në çdo seancë tjetër edhe sot në axhënden e Kuvendit janë të përfshira edhe tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat ku priten vetëm votat e opozitës.
Prej kohësh, projektligji për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe reforma parlamentare debatohen në komisionin e ligjeve por opozita vijon ti përmbahet qëndrimit të saj për të mos i votuar pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit.

Kryeministri Berisha shpalosi dje një ofertë konkrete për liderin e opozitës që do të çojë më pas në miratimin e ligjeve të cilësuar në parlament të kërkuara nga BE-ja si kusht për statusin.

Kryeministri tha se mund të shkojnë në votim të gjithë të zgjedhurit vendor të qarkut të Fierit dhe qytetarët atje të vendosin për mazhorancën fituese.

Ndërkohë në seancë janë përfshirë edhe dy interpelanca, ku njëra është e Ministrit të Transportit Sokol Olldashi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço dhe e dyta është me Ministrin e jashtëm Edmond Panariti, kërkuar nga deputeti Vangjel Dule.
Gjithashtu do të ketë edhe një seancë e pyetje -përgjigje kërkuar nga deputeti Taulant Balla me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit