1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Amnesty International: Xhihadi nuk është armiqësor ndaj të drejtave të njeriut

Më të lexuarat

A është “xhihadi vetëmbrojtje…armiqësor me të drejtat e njeriut? Përgjigjja jonë është jo”. Kështu është përgjigjur Claudio Cordone, ish-sekretar i përgjithshëm i Amnesty International, në shkurt të vitit 2010, ndaj kritikave se grupi për të drejtat e njeriut e ka shndërruar ish-të paraburgosurin e Guantanamos, Moazzam Begg, në një ikonë të protestimit kundër keqtrajtimeve të pretenduara të politikave amerikane të paraburgimit, shkruan Wall Street Jorunal.
Gazeta kujton se autoritetet britanike kanë arrestuar tani Begg nën dyshimet se ka marrë pjesë gjoja në kampet e trajnimit “terrorist” dhe ka lehtësuar “terrorizmin” në Siri.

Policia lokale në Birmingham ka arrestuar Begg të martën. Ai nuk është akuzuar, por, sipas statutit anti-terrorizëm të Britanisë, ai mund të mbahet në arrest deri në 14 ditë, transmeton ‘Evropa e Lirë’.

Begg, shtetas britaniko-pakistanez, është kapur në Pakistan në vitin 2002 dhe është transferuar në Guantanamo si një luftëtar armik, shkruan WSJ.

Shumë shpejt pas lirimit të tij më 2005, Amnesty ka nisur me shpërndarjen e platformave me zotin Begg, duke e përshkruar grupin e tij mbështetës Cageprisoners si “organizatë udhëheqëse të të drejtave të njeriut” dhe duke e ftuar atë në Fjalimin Vjetor të Amnesty International, më 2006, në Belfast.

Në vitin 2010, Gita Sahgal, e cila në atë kohë ka kryesuar me njësinë gjinore të Amnesty, ka dalë nga rendi, duke bërë publike kundërshtimet e saj për promovimin e pikëpamjeve të “mbështetësit më të famshëm britanik të talibanëve”.

Gazeta kujton se Amnesty është përgjigjur duke suspenduar Sahgal dhe duke e përjashtuar atë përfundimisht.

Tani, Amnesty i ka thënë gazetës WSJ se “marrëdhënia e tij me Moazzam Begg ka qenë si një viktimë e shkeljeve të të drejtave të njeriut”. Organizata ka thënë se “secili ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm derisa nuk akuzohet dhe shpallet i fajshëm në një gjykim të drejtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit