0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Amnesty International për grevën në Shqipëri

Më të lexuarat

Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International i bëri sot thirrje qeverisë së Shqipërisë që të takohet me Shoqatën e ish të Përndjekurve Politike dhe të hapë një dialog për të zgjidhur shqetësimet e tyre.

Amnesty International përmend në një deklaratë grevën e urisë së ish-të përndjekurve dhe rastet kur dy prej tyre i vunë flakën vetes, si edhe moshën dhe dobësinë e grevistëve.

Amnesty përshëndeti takimin e parë të premten e kaluar mes grevistëve dhe Presidentit Bujar Nishani, që organizata vë në dukje se u krye vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane dhe delegacionit të Bashkimit Evropian.

Por shton se Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar të theksojë se protestuesit janë të motivuar politikisht. Amnesty International i bën thirrje zotit Berisha që t’u japë zgjidhje shqetësimeve të tyre dhe të garantojë që kompensimet për ta të paguhen menjëherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit