1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Amerikanët testojnë vetura që flasin

Më të lexuarat

Nëpër rrugët e shtetit verior amerikan Miçigan do të lëshohen më pak se 3000 vetura për testimin e teknologjisë pa tela përmes së cilës do të komunikojnë mes vete.

Veturat do të kenë mjete për shkëmbimin e të dhënave, ndërsa teknologjia është e paraparë që t’i paralajmëron shoferët për situata të rrezikshme me çka do të ulej numri i aksidenteve në komunikacion. Testimi nëpër rrugët e qytetit Ann Arbor në Miçigan do të zgjasë një vit, ndërsa i gjithë projekti është i organizuar nga Ministria e Komunikacionit.

Në këtë projekt të vlefshëm 25 milionë dollarë do të jenë të kyçur vetura nga Ford, General Motors, Honda, Hundai, Mercedes, Nissan, Toyota dhe Volksëagen. Deri tani rreth 500 kamionë dhe autobusë tashmë i kanë të instaluar pajisjet e komunikimit, ndërsa deri në fillim të shtatorit planifikohet të jenë rreth 2800./INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit