Amerikanët përdorin më shumë letra higjienike se çdokush tjetër në botë. Në këtë mënyrë, kompanitë prodhuese amerikane shkatërrojnë habitatet natyrore dhe që kontribuojnë në ngrohjen globale, ka treguar një studim i ri hulumtues.
Konsumatorët amerikanë përdorin përafërsisht tre rrotulla letre higjienike çdo javë, që përbëjnë një të pestën e konsumit të letrës së botës, sipas raportit të titulluar “Çështja me pëlhurën e hollë: “Si amerikanët po i shkatërrojnë pyjet në tualet”.
Letra të tilla prodhohen kryesisht nga drurët e vjetër në pjesën veriore të vendit ose në Kanada, ku kompanitë shkurtojnë më shumë se 405,000 hektarë çdo vit.
Kjo është problematike për një sërë arsyesh, duke përfshirë edhe ndryshimin e klimës.