-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Amerikanët po përgatisin ndërhyrjen ushtarake në Siri?

Më të lexuarat

Ministri izraelit për Çështjet Strategjike Moshe Yaalon në një intervistë për radion e Ushtrisë izraelite deklaroi se SHBA-të po përgatiten për ndërhyrjen ushtarake në konfliktin sirian. Sipas fjalëve të tij, vendimi përfundimtar për ndërhyrjen ushtarake do të merret në qoftë se qeveria siriane do të vendosë të përdorë armët kimike. Këtu qëndron frika se këto armë mund të bijnë në duart e islamikëve dhe ata do të mund t’i përdornin kundër Izraelit apo vendeve të tjera aleate të tij dhe jo nga kujdesi dhe dhimbshuria për popullin sirian.

Yaalon rrëfeu se SHBA-të, megjithë qetësinë aparenciale që shfaqin, janë shumë të shqetësuara në lidhje me zhvillimet e ngjarjeve në shtetin fqinj me Izraelin dhe për pasojat e mundshme të një lufte civile në të gjithë rajonin. Një shqetësim të veçantë përbën mundësia e përdorimit të armëve kimike nga sirianët kundër Izraelit dhe shfrytëzimi i këtyre armëve për të kryer akte terroriste në vende të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit