Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka në plan të përdorë për mbrojtjen e ujërave territoriale “gjuetarë” të papiluar të nëndetëseve. Këto anije krejtësisht robotike do të patrullojnë në regjim automatik bregdetin dhe në rastin e zbulimit të ndonjë nëndetëseje të huaj do ta ndjekin atë për aq kohë sa ajo të mos largohet në një distancë të sigurtë. Anija e papilotuar nuk do të jetë e armatosur dhe nuk do të fshihet nga kundërshtari i saj.
“Gjuetari” do të jetë në gjendje të punojë në regjim të pavarur deri në 80 ditë dhe të përshkojë 6.000 kilometra pa patur nevojë për furnizim me karburant.