2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Amerika i druhet stuhisë së stuhive

Më të lexuarat

Bregu lindor i SHBA-ve pret me frikë goditjet e fuqishme të uraganit Sandy, i cili afrohet me fuqinë i cili – sipas prognozuesve – mund ta tejkalojë uraganin shkatërrimtar të vitit 1938. Sandy në Karaibe tashmë ka marrë jetët 66 njerëzve, duke shkaktuar përmbytje të nivelit të gjerë.
Në prag të ardhjes së “stuhisë së stuhive”, janë mbyllur shkollat, institucionet shtetërore dhe transporti publik. Popullata është evakuuar, ndërsa ata që rrinë në shtëpi janë këshilluar të tërhiqen në strehimore me furnizime adekuate të ushqimit dhe të ujit të pijshëm.

Presidenti Barack Obama e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa shtete.

Autoritetet lokale paralajmërojnë banorët: “Mos u bëni budallenj. Dëgjojini paralajmërimet për evakuim. Kjo është stuhi serioze me përmasa gjigante”

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar njerëzit që të jenë të përgatitur për skenarët më të këqij. Prognozuesit parashikojnë që Sandy të jetë stuhia më e madhe që ka goditur ndonjëherë SHBA-të.

Meteorologët thonë se Sandy, që afrohet me shpejtësinë 890 kilometra në orë, ka nisur të përzihet me masë ajrore polare që mundet ta “përpijë” bregun lindor. Pritet që Sandy të shkaktoj vërshime të mëdha dhe ndalesa rryme në këto pjesë të territorit amerikan. Gjendje e jashtëzakonshme mund të zgjasë për një javë.


Intensifikohet stuhia Sandy, më e rënda në brigjet lindore
Sandy vazhdon të zhvendoset drejt bregdetit verilindor dhe pritet të bashkohet me dy studi dimrore, duke krijuar një “superstuhi” hibride, që mund të prekë deri në 60 milion banorë

Meteorologët thonë se kushtet atmosferike përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara do të përkeqësohen sonte, ndërsa stuhia më e madhe ndonjëherë që godet tokën sjell rreshje të shumta dhe errëra të fuqishme në një zonë të madhe të rajonit më të populluar të Shteteve të Bashkuara.

Uragani Sandy vazhdon të zhvendoset drejt bregdetit verilindor dhe pritet të bashkohet me dy studi dimrore, duke krijuar një “superstuhi” hibride, që mund të prekë deri në 60 milion banorë. Sandy pritet të godasë tokën sonte vonë.

Meteorologët parashikojnë që stuhia të shoqërohet me erëra të fuqishme në zona të ndryshme bregdetare, nga Virxhinia deri në Masaçusets. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar parashikon kushte të rrezikshme për jetën si pasojë e rritjes së nivelit të ujit prej më shumë se 3 metrash në portin e Nju Jorkut.

Stuhia ka detyruar qytete të mëdha mes tyre Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Jorkun, që të mbyllin shkollat dhe sistemet e transportit publik. Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur sot ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë anuluar takimet dhe kanë mbyllur zyrat.

Shtetet e Nju Jorkut, Pensilvanisë, Marilandit, Virxhinisë, Karolinës së Veriut dhe kryeqyteti Uashignton kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshem. Autoritetet në shtetin Delaware kanë urdhëruar evakuimin e detyrueshem nga disa pjesë të këtij shteti bregdetar./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit