4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Amerika do ta përfundoj luftën në Afganistan më 2014

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se “lufta e SHBA-ve në Afganistan do të përfundojë deri në fund të vitit 2014”.

Në një fjalim të tij, Obama tha se 34 mijë turpa amerikane do të lënë Afganistanin gjatë vitit të ardhshëm.

Pas largimit të trupave gjatë vitit 2014, Obama tha: “Lufta jonë në Afganistan do të marrë fund”.

Obama bëri të ditur se rrjeti i militantëve të Al-Qaida-s, tashmë është vetëm një “hije nga ajo çfarë kanë qenë më herët”.

Obama i ka bërë thirrje liderit të Iranit që të ofrojë një zgjidhje diplomatike për krizen nukleare, duke thënë se një koalicion ndërkombëtar është i vendosur për të parandaluar Republikën Islamike të prodhojë armë bërthamore.

Obama e dënoi testin bërthamor të Koresë së Veriut të bërë të martën, dhe u zotua të ndjekë shkurtime të mëtejshme në arsenalin bërthamor të SHBA-ve dhe Rusisë.(sh.o.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit