Pas shtimit të sulmeve të afganëve të irrituar kundër forcave të huaja që operojnë në Afganistan, Amerika dhe NATO kanë shprehur shqetësimin e tyre të radhës.
Komandanti i trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan edhe një herë shprehu shqetësimin e tij për shtimin e sulmeve kundër forcave të NATO-s në këtë vend. Xhon Alen, nga qeveria afgane ka kërkuar të marrë masat e duhura që forcat e huaja të ndihen të sigurta në Afganistan. Sipas tij shtimi i sulmeve të forcave afgane kundër forcave të huaja të dislokuara në këtë vend ka ngjallur shqetësimin dhe është kthyer në një problematike kryesore për shtëpinë e bardhë. Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmussen më herët ka deklaruar se Afganistani për forcat e huaja është kthyer në një vend tepër të pasigurt. Xhon Alen dhe Anders Fogh Rasmussen, kanë shprehur shqetësimet e tyre për shtimin e sulmeve kundër forcave të NATO-s në një kohë kur populli afgan, partitë politike dhe funksionarët afganë, kërkojnë largimin e menjëhershëm të pushtuesve të huaj nga vendi i tyre.