4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Amerika dhe Lufta e Butë

Më të lexuarat

“Lufta e Butë” (ang. Soft Power, “Fuqia e Butë”) është një term i ri i cili në mënyrë të padukshme është futur në përdorim pas Luftës së Dytë Botërore dhe kryesisht pas luftës së ftohtë dhe përdoret si një nocion i pavarur në terminologjinë ndërkombëtare. Fuqia apo forca e butë është një imazh tjetër i forcës e cila gjatë periudhave të kaluara është përdorur në mënyrë më elastike.

Forca e butë për herë të parë është përkufizuar dhe definuar në vitin 1986 në mënyrë akademike. Disa analistë dhe ekspertë besojnë se forca e butë është infrastrukturë e forcës së fortë dhe në realitet përcakton substancën e saj. Forca e butë do të thotë sigurimi dhe realizimi i të tjerëve nëpërmjet tërheqjes së të tjerëve drejt vetes, pa paguar ndonjë shpërblim ose ndonjë çmim të konsiderueshëm. Forca e butë kryesisht bazohet në kapacitetin e individëve në formësimin e programeve ekzekutive të sjelljes në bazë të kërkesave. Në nivel individual, kjo çështje aludon më tepër në karakteristikat tërheqëse dhe kapacitetin e individëve, ndërsa në nivelin udhëheqës, forca e butë do të thotë kur tjetri t’i kuptoj ato kërkesa të liderëve ashtu sikur ai e shikon të nevojshme dhe t’i zbatoj ato po në atë mënyrë. Politika e jashtme amerikane është e bazuar më shumë në forcën e fortë, sepse ajo është burimi më i drejtpërdrejtë dhe më i njohur i fuqisë së Amerikës. Ministria e amerikane e mbrojtjes “Pentagoni”, posedon ushtrinë me burimet dhe resurset më të mëdha në botë. Amerika më tepër nëpërmjet forcës së fortë është e interesuar t’i mbush të gjitha vendet e zbrazëta, e edhe ato vende të cilat duhet t’i mbushin institucionet civile. Amerika kërkon ta ruaj superioritetin e saj ushtarak, por në atmosferën aktuale ajo e cila mund të arrihet vetëm me forcën e fortë, posedon gjithashtu kufizime të caktuara. Për këtë arsye Amerika i është kthyer forcës së butë. Sipas analistëve aktual, politika e jashtme e Amerikës tani po bën përpjekje për zhvillimin e mjeteve të forcës së butë. Mjetet diplomatike dhe ndihma e jashtme kryesisht dërgohet për shtetet të cilat kanë luftë të përditshme me faktorë jo qeveritarë brenda vendit. Diplomacia dhe ndihma e jashtme kryesisht në të kaluarin shfrytëzoheshin më pak. Mjete të tilla nganjëherë janë anashkaluar për këtë arsye se është vështirë të vërtetohet ndikimi i tyre në një afat të shkurtë mbi sfida të rëndësishme. Ekspertët besojnë se aktualisht çështja kryesore e Amerikës nuk është vetëm ruajtja e rolit të një superfuqie dhe shfrytëzimi i gjerë i burimeve dhe resurseve të kapacitetit për kontrollin e ambientit politik duke i detyruar vendet e tjera që të kenë një sjellje të kërkuar sipas saj, por ajo mundohet ta shfrytëzojë forcën e butë duke menduar që politikat e saj po i paraqet si legjitime ndaj shteteve të tjera. Në rrethana të tilla, forca e butë mund të quhet “fytyra e dytë e fuqisë”. Prandaj Amerika aktualisht në rajonet në të cilat nuk ka efekt forca e fortë, po e përdorë një forcë të këtillë. Qendra amerikane për studime strategjike dhe ndërkombëtare kohë më parë ka njoftuar: Amerika kapacitetin e saj në vend që ta bazojë në forcën ushtarake, duhet ta fokusojë për t’i bindur dhe frymëzuar të tjerët. Aktualisht forca e fortë e Amerikës po përballet me kufizime të konsiderueshme për të dalë fitimtare ndaj sfidave të politikës së jashtme të këtij vendi. Politikat disa vjeçare të Amerikës sidomos ato gjatë mandatit të ish-presidentit Xhorxh W. Bush në përdorimin absolutë të forcës së fortë, ka shkaktuar shpenzime të mëdha për ekonominë dhe për qytetarët e këtij vendi. Gjithashtu shfrytëzimi shumë i madhe i forcës së fortë nga qeveria e ish-presidentit Xhorxh Bush dhe presidentit aktual Barak Obama, ka njollosur edhe imazhin e këtij vendi para opinionit publik në botë. Kjo bindje ekziston në Amerikë dhe në mbarë botën në lidhje me këtë se siguria kombëtare dhe politika e jashtme e qeverisë së ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, nuk ka qenë aspak inteligjente dhe si rezultat i saj, qeveritarët amerikanë gjatë mandatit të Xhorxh Bushit, kanë vënë në rrezik interesat e sigurisë dhe diplomacisë së Amerikës. Shfrytëzimi i madh i forcës së fortë gjithashtu ka ngjallur edhe hidhërimin më të madh ndaj Amerikës në të gjithë botën më shumë se çdo herë tjetër. Aktualisht në shumicën e vendeve në të cilat Amerika ka ndërhy ushtarakisht, janë zhvilluar shumë protesta anti-amerikane dhe shfrytëzimi i forcës së fortë po e sfidon pozitën e Amerikës në nivel të gjerë. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Barak Obama, Amerika njëkohësisht me shfrytëzimin e forcës së fortë, ka një gjysmë vështrimi edhe në përdorimin e forcës së butë në mënyrë që në ato vende në të cilat Amerika nuk mund t’i realizojë objektivat e saj politike me anë të forcës së fortë, t’i realizojë ato nëpërmjet përdorimit të forcës së butë. Amerika në përdorimin e forcës së butë bënë përpjekje vetëm për realizimin e objektivave të saj, ndërsa në hartimin e politikave të jashtme, shfrytëzon edhe mjetet kulturore dhe të ngjashme me ato.

Me analizimin e politikës së jashtme të SHBA-ve ndaj botës Islame, konkretisht ndaj vendeve të cilat haptas nuk i ka pushtuar ushtarakisht, do të vërejmë se, përcaktohet shumë qartë përdorimi i forcës së fortë dhe asaj të butë në politikën e jashtme amerikane. Amerika përgjatë dekadave të kaluara, për t’i realizuar objektivat e saj, gjithnjë ka përdorë edhe forcën e fortë edhe forcën e butë, por kurrë nuk e ka arrit rezultatin e duhur. Nga një analizë e tillë do të bëhet e qartë se për Amerikën përgjatë dekadave të kaluara, e vetmja gjë që ka pasur rëndësi vazhdimisht, janë interesat e Amerikës.

Ndër të tjera nga metodat dhe veglat shumta të përdorura në luftën e Amerikës kundrejt botës islame, jane edhe çështjet si: shfrytëzimi i çështjes së të drejtave të njeriut si një mjet politik, shfrytëzimi gjithashtu i disa mospajtimeve brenda në mes krahëve të ndryshëm politikë dhe fetar brenda vendeve islame me qëllim që të fut përçarje në mes popullit, fiseve, grupimeve fetare dhe ndërmjet tyre dhe sistemit qeverisës të vendeve të tyre, vendosja e njëanshme e sanksioneve më të ashpra, kryerja e sulmeve kibernetike mbi post-telekomin, industrinë e naftës dhe mbi teknologjinë tjera luftarake dhe industriale duke përfshirë edhe intelegjencën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit