-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Amendamenti jokushtetues, prodhim amerikan

Më të lexuarat

Janë amerikanët ata që Atifete Jahjagës ia kanë trasuar rrugën për t’u vënë në majë të pushtetit, por edhe që kanë sponsorizuar bazën ligjore për ta rrëzuar nga kjo pozitë pa mbushur çerekun e mandatit. E para ishte bërë nëpërmjet një zarfi, ndërsa e dyta nëpërmjet një amendamenti kushtetues. 

Bëhet fjalë për amendamentin e dhjetë të Kushtetutës. Me të përcaktohet që “zgjedhjet për presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës, mbahen brenda 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjore relevante” dhe që mandati i presidentit aktual, i zgjedhur nga Kuvendi, sipas dispozitave të mëhershme të Kushtetutës, vazhdon derisa “presidenti i ri të zgjidhet dhe të bëjë betimin”. Njohës të së drejtës kushtetuese e kanë cilësuar kundërkushtetuese këtë përmbajtje. 

Zyrtarë të lartë nga PDK-ja dhe LDK-ja i kanë konfirmuar gazetës se amendamenti i dhjetë është prodhim i amerikanëve.kohaislmae

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit