8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasadorin amerikan Bejli në selinë e Lëvizjes BESA, ja për çfarë u bisedua (VIDEO)

Më të lexuarat

“Dje (e mërkurë – 09.03.2016) në selinë e Lëvizjes BESA qëndroi Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, z. Xhes Bejli, i shoqëruar nga këshilltarët e tij, ku u prit nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast Kryetari Kasami e njoftoi Ambasadorin Bejli me aktivitetet e Lëvizjes BESA, me ngritjen e strukturave, si dhe me kontributin që e jep BESA në demokratizimin e vendit dhe ndërtimin e rolit të saj të mirëfilltë opozitar. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të përmbushen në përpikëri detyrimet e Marrëveshjes së Përzhinës dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje të drejta, demokratike dhe korrekte.

Përveç kësaj, Kryetari Kasami e falënderoi Ambasadorin për punën e tij të deritanishme në demokratizimin e vendit dhe kërkoi që edhe më tej të vazhdojë ndihmesa e SHBA-ve për të krijuar kushte për zgjedhje të rregullta, sepse sipas tij, këto zgjedhje duhet të jenë çelësi i të ardhmes demokratike në Maqedoni.

Ambasadori, nga ana e tij, e përshëndeti angazhimin e Lëvizjes BESA dhe kontributin e saj në mbarëvajtjen e proceseve demokratike në vend”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

https://www.youtube.com/watch?v=L70HB8eW5bA

 

bilall1

bilall3

билалл2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit