Derisa mbante ligjërata në Universitetin e Nishit, të cilën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan i miqësisë dhe bashkëpunimit, kryetar Qendrës për të drejtat e njeriut Krstiq ka gjuatjur pamflete me fotografinë e Putin’it.
Ligjërata e sotme e ambasadorit të SHBA në Serbi Kyle Scott në Universitetin e Nishit është shënuar me një sklandal tipik shovenist.
Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp” Dragan Krstiq nga ballkoni ka gjuajtur pamflete dhe ka bërtitur “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”, transmeton Insajderi.
Nëpër pamflete të cilat Krstiq i kishte gjuajtur ishte fotografia e kryetarit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, cenzurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.
Sigurimi e ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar atë pasi ka qëndruar para ndërtesës së Universitetit.
Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.
“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.
Ligjëratën e ka organizar Klubi serbo-amerikane për miqësi dhe bashkëpunim.