4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasada ruse: Senatores amerikane nuk i lejohet hyrja në Rusi

Më të lexuarat

Ambasada e Rusisë në Washington ka thënë mbrëmë se e ka refuzuar hyrjen e senatores amerikane, Jeanne Shaheen, pasi ajo është në “listën e zezë”, që ishte krijuar në përgjigje të sanksioneve të imponuara nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë.

Ky veprim rus kundër senatores demokrate, ka ndikuar që senatorët republikanë, Ron Johnson dhe John Barrasso, të shpallin se e anulojnë një udhëtim të planifikuar për muajin janar në Rusi, transmeton rel.

Ron Johnson, kryesues i Komitetit të sigurisë së brendshme dhe punëve qeveritare të Senatit të Shteteve të Bashkuara, ka vlerësuar se veprimi i Rusisë është “kundërproduktiv në përmirësimin e raporteve ndërmjet vendeve tona”.

Senatorja Shaheen ishte kritike e ashpër e Rusisë dhe ka kërkuar masa të fuqishme për evitimin e çfarëdo ndërhyrjeje ruse në zgjedhjet e ardhshme amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit