1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasada e Turqisë reagon kundër shpifjeve të Expressit

Më të lexuarat

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Songül Ozan ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar në Express për takimin e Ministrit Memli Krasniqi me përfaqësues të organizatës shtetërore turke TIKA. Mediat turke këtë organizatë e kanë ndërlidhur me TIKA’n me terrorizmin islamik, ISIS’in dhe Al-Kaiden. Shkrimi ishte botuar në Gazetën Zaman.

Por, Ambasadorja Ozan në reagim pohon se ky medium ishte ballafaquar me padi dhe më pas ishte detyruar ti përgënjeshtrojë pohimet për TIKA’n turke. Ankaraja zyrtare më saktë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan( më parë edhe Kryeministër), vazhdimisht në mediat ndërkombëtare është akuzuar se ushtron kontroll në Gjykata dhe në media. Ai madje njihet edhe për ndalimin e websitet’it për shpërndarjen e videove You Tube, me pretekst të cenimit të sigurisë nacionale të Turqisë.

 

Express më poshtë sjellë reagimin e Ambasadores së Turqisë Songül Ozan.

 

Kemi lexuar me keqardhje lajmin e publikuar nga ueb sajti juaj, titulluar “TIKA turke e ndërlidhur me terrorizmin vazhdon operimin në Kosovë” me rastin e takimit të Koordinatorit të TIKA-s në Prishtinë me Ministrin e Bujqësisë Memli Krasniqi (30 janar). Meqë përmbajtja e lajmit tuaj është plotësisht e pavërtetë, me qëllim të informimit të saktë të lexuesve tuaj, kërkojmë që deklarata e poshtëshkruar të të publikohet sa më parë në ueb sajtin tuaj.

 

Fillimisht lidhur me disa kolumna të botuara në disa organe Turke të shtypit që pretendonin se TIKA përkrahë elemente radikale në Kosovë, TIKA i kishte paditur organet e cekura në gjykatat e Republkës së Turqisë dhe ishte dëshmuar juridikisht se lajmet e tilla kishin qenë të pavërteta dhe në cilësinë e shpifjes. Gazeta e cila kishte botuar lajmin i cili qe burim i lajmeve në këtë drejtim ishte detyruar që më 2 janar 2015 të përgenjeshtronte lajmin që e kishin botuar. Në anën tjetër, demantimet dërguara nga Ambasada jonë lidhur me temën në fjalë, botuata në mediat në Kosovë, janë publikuar menjëherë. Publikimi i pretendimeve të cilat janë theksuar me ngulm që jane të pavërteta, pavërtetësia e së cilave u konfirmua edhe me vendim të gjykatës, nuk mund të interpretohet si akt i qëllimit të mirë.

 

Gjithashtu në takimin e realizuar ndërmjet Koordinatorit të TIKA në Prishtinë me Ministrin e Bujqësisë Memli Krasniqi janë diskutuar fushat e mundshme të bashkëpunimit në bujqësi, e cila shihet si fushë e rëndësishme dhe prioritare për Kosovën. E lëmë në ndërgjegjjen e opinionit publik se sa është e ndërgjegjjshme që lajmi për një takim kaq të rëndësishëm dhe të vlefshëm është përdorur pët të publikuar ne ueb sajtin e juaj një lajm që përmbanë pretendime në cilësinë e shpifjes. Me këtë rast dëshirojmë të deklarojmë se TIKA përveç projekteve të restaurimit të trashëgëmisë kulturore në Kosovë, përkrahë në masë të shtuar edhe projektet ekonomike të cilat kontribuojnë pozitivisht drejëpërdrejt në jetesën e Kosovarëve dhe se TIKA në këtë aspekt ka fituar admirimin e shumë komunave të Kosovës.

 

TIKA është një instutucion juridiko-publik i cili aktivitetet bamirësi i zhvillon në kornizën e nenit të 90 të lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare të Kushtetutës së Republikës së Turqisë, marrëveshjet ndërkombëtare kornizat e të cilave është caktuar nga drejtësia publike ndërkombëtare, kushtet e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe parimet e OECD-DAC. Këto projekte janë duke u realizuar me lejën e shtetit të Kosovës në kuadër të “Protokoli i Bashkëpunimit të Zhvillimit ndërmjet Repubklikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe Statusin e Zyrës së Programit të Koordinimit të TIKA-s në Kosovë”. Në këtë kuptim, TIKA përbrenda territorit të Republikës së Kosovës kryen veprimet e saja në bazë të rregullave të brendshme ligjore në bashkëpuninim me Ministritë, instutucionet, komunat dhe OJQ-të në Kosovë. Bashkëpunimi i TIKA me çfarëdo instutucioni i cili nuk është i regjistruar në instutucionet e Kosovës auditohet nga instutucionet zyrtare të vendit, është i pamundshëm. Zyra e TIKA në Kosovë që nga dita që është themeluar ka zhvilluar qindra projekte në fusha të ndryshme të cilat i kontribuojnë Kosovës. Gjithashtu TIKA ka zgjuar admirimin e rretheve të gjera me projektet e saja për sigurimin e paqës dhe qetësisë në më shumë se 100 vende të botës.

 

Sikurse është deklaruar më herët, mbajtja përgjegjëse e TIKA për aktivite dhe përmendja e saj në hetime gjyqësore të cilat janë ende në vazhdim e sipër të përsonave apo instutucioneve nuk përmban asnjë bazë juridike. Të gjithë imamët e përmendur në lajmin tuaj janë liruar, ndërsa shoqatatat nuk janë mbyllur por është marrur vendim për pezullimin e punës së tyre.

 

Ne anën tjetër, sikurse ështe e cekur në cdo rast, Turqia si një shtet i cili ka humbur me mijëra qytetarë në problemin më të madh botës – terrorizmin, i japë rëndësi maksimale bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për luftimin efikas dhe me vendosshmëri të terrorizmit dhe rrymave radikale. Në një realitet të këtillë, ndërlidhja e vendit dhe institucioneve të tij me terrorizëm, nuk mund të shpjegohet me mendje dhe ndërgjegjje.

 

Dëshirojmë të theksojmë së lajme të këtilla, të pavërteta, nuk mund të dëmtojnë marrëdhëniet Turqi-Kosovë, marrëdhenie këto të bazuara në lidhje të përbashkëta historike dhe njerëzore dhe që zhvillohen gjithnjë më shumë. Me këtë mendim, neve si instutucione Turke do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet dhe popullin e Kosovës.

 

Me respekt,

 

Songül Ozan

 

Ambasadore e Republikës së Turqisë në Prishtinë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit