0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Amaneti i Jobs: Apple të krijojë iCar

Më të lexuarat

Në njërin prej takimeve të tij të fundit në zyrën e tij, para se të vdiste, Steve Jobs, bashkë-themeluesi dhe ish shefi ekzekutiv i Apple, i tha gazetarit të The New York Times, John Markoff se nëse ai do të kishte më shumë energji, atij do t’i pëlqente të shëtiste nëpër Detroit me një makinë të prodhuar nga Apple.
Dhe kjo nuk është hera e parë që është dëgjuar për interesin e Steve Jobs në prodhimin e një makinë nën markën e kompanisë të cilin ai e kishte krijuar.

Anëtar i bordit të Apple, Mickey Drexler tha se ëndërra e Jobs ishte të bënte makinën e cila do të quhej iCar.

Edhe pse shumica nuk besojnë në këtë ide, duhet të dihet se dy nga anëtarët e bordit të Apple të cilët njëkohësisht janë edhe dy drejtues shumë të rëndësishëm të kompanisë, janë edhe entuziast të mëdhenj të makinave.

Eddy Cue, i cili udhëheq shërbimet e internetit vozit Ferrari, ndërsa Phil Schiller, drejtues i marketingut të Apple gjithashtu “çmendet” pas veturave, dhe kjo mund të vërehet në cicërimat e tij në Twitter.

Ndërsa Google është duke eksperimentuar me makinat të cilat vozitën vet, Apple mund të futet në tregun e ri me iCar, për të luftuar me Google dhe për të përmbushur amanetin e themeluesit të kompanisë, Steve Jobs.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit