5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Alma Lama dhe LDK me agjenda kundër Fesë Islame

Më të lexuarat

Alma Lama deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një intervistë për Gazetën Tribuna ka thënë se ajo do të largohet nga LDK nëse këta të fundit mbështesin Fenë Islame në Kosovë.

Gjatë kësaj interviste ajo ka thënë se nuk beson që partia e saj do të dalë nga kjo rrugë që po ndjek.

Lama ka folur edhe për humbjen e Isa Mustafës në Prishtinë, por edhe për angazhimet e saj drejtë bashkimit kombëtarë.

Në këtë parti, ajo thotë se është plotësisht e lirë dhe jo “si në burg” apo me “pranga në duar”. Duke folur për shkaqet që kanë quar drejt largimit të saj nga Vetëvendosje, Lama ka thënë se njëjtë do të vepronte edhe sikur të ishte në parti tjera. Në këtë kontekst, ajo e ka bërë të qartë se nuk e ka problem të largohet as nga Lidhja Demokratike nëse sipas saj kjo parti ndryshon kursin propërendimor.

“Në rast se LDK e ndryshon kursin properëndimor, gjë që unë nuk besoj se do ndodhë, pra të vendos të mbështesë agjendën islamike atëherë unë në atë moment largohem nga kjo parti”, ka thënë ajo. Lama gjatë kësaj interviste ka folur edhe për agjendat e saj për bashkimin kombëtar si dhe për rezultatin e zgjedhjeve lokale që ka marrë LDK. Ajo me këtë rast ka vlerësuar se partia e saj e ka humbur Prishtinën, por e ka fituar Kosovën. “LDK është partia fituese e këtyre zgjedhjeve, pa asnjë dilemë. Ka rifituar komunat më të mëdha në të gjithë Kosovën, ka rritur numrin e votave për 70 mijë dhe ka ofruar kryetarë dinjitoz. Mendoj se Prishtinën e humbi si pasojë e ‘bashkimit të të gjithëve kundër Isës’, përfshi këtu edhe lojën aspak etike të disa mediave”, ka thënë Lama.

“Së pari nga VV nuk jam larguar për shkak të shamisë edhe pse jam kundër saj, por për shkak siç kam thënë flirtimit me radikalizmin kur ata më sulmuan mua në mënyrën më perverse dhe mospajtimit me mjetet politike. Së dyti Haziri ka shprehur qëdnrimin e tij personal dhe jo të partisë. Qëndrimin e partisë e ka shprehur lideri i saj Mustafa dhe unë s’kam çfarë të shtoj më shumë”, ka thënë Lama.

Duke folur për humbjen e zgjedhjeve në Prishtinë, Lama ka thënë për gazetën se së pari LDK është “partia fituese e këtyre zgjedhjeve, pa asnjë dilemë. “Ka rifituar komunat më të mëdha në të gjithë Kosovën, ka rritur numrin e votave për 70 mijë dhe ka ofruar kryetarë dinjitoz”, ka thënë ajo./EXP/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit