Përderisa shumica e hakerëve nuk bëjnë shumë zhurmë dhe aktivitetet e tyre mundohen t’i mbajnë larg radarit i cili i pengon në punën e tyre, një grup i quajtur “Albania Pirate Group” ishte duke e bërë të njëjtën gjë, derisa rrjeti social e mbylli faqen e tyre.
Sipas raportit të Sophos Naked Security thuhet se Albania Pirate Group, e cila kishte më shumë se 600 anëtarë, haptazi shpërndante qasjen e RDP (Windows Remote Desktop), duke u dhënë hakerëve qasje në sistemet kompjuterike dhe të dhënat bankare, të cilat mund të shkarkoheshin edhe nga përdorues të cilët nuk e “pëlqenin” faqen.
Naked Security ka thënë se logoja e Albania Pirate Group ishte e ngjashme me atë të hakerëve kosvar të njohur si Kosova Hacker’s Group, e cila thuhet se ka thyer serverët e U.S. National Weather Service gjatë muajit të kaluar.
Sipas tyre, faqja e Albania Pirate Group është mbyllur nga Facebook një orë pasi Facebook e ka pranuar ankesën dhe lajmërimin e faqes. Lajmi për mbylljen e faqes së grupit shqiptar është publikuar në media ndërkombëtare, duke përfshirë edhe blogun e famshëm – All Facebook. / Telegrafi /