Kjo më ka ndodhur mua ditën e parë të ramazanit. Babai im pati një sulm në zemër, në xhami. Ata e çuan në spital dhe unë nxitova të shkoja atje sa më shpejt. Kur mbërrita, shikova babanë tim, ishte aq i bukur, edhe pse ishte plak. Ai ishte njeriu (burri) që u kujdes për mua, mi ndërroi pelenat kur isha fëmijë. Ai më çoi në shkollë, u kujdes për mua në mënyrën më të mirë të mundshme, mi plotësoi të gjitha dëshirat e mia fëmijërore. Mirëpo, atë ditë e kuptova se unë isha një vajzë e tmerrshme!
Atëherë i bëra lutje Allahut të Madhëruar dhe i thashë: “O Allah, të lutem zgjatja jetën e tij, në mënyrë që unë t’ia kthej mirësinë që ai më ka bërë mua!”
Dhe Allahu i Madhëruar ma pranoi lutjen, babai im, me vullnetin e Allahut u zgjua. Jetoi edhe katër muaj të tjerë. Gjatë këtyre katër muajve të jetës së tij, unë u përpoqa të bëja për të sa më shumë që ishte e mundur. Unë gatova për të, ia pastrova banesën, e çova te mjeku, i plotësova çdo dëshirë të tij, të gjitha ia plotësova.
Mirëpo, pas katër muajsh, kuptova, subhanallah, se babait tim jeta iu vështirësua shumë. Nuk mund të shkonte vetë në banjë, madje as nuk mund të merrte frymë vetë, pa ndihmën e pajisjes. Megjithëse isha e lumtur që ishte gjallë dhe ishte me mua, më vinte keq për të që të jetonte, dhe të vuante aq shumë.
Atëherë i ngrita duart përsëri dhe iu luta Allahut të Plotfuqishëm: “O Allah, unë të lutem që babai im të largohet nga kjo botë duke në gjendje të nënshtrimit ndaj Teje.”
Katër muaj më vonë, erdhi dita e xhumasë, e premte. Atë e dërguan në xhuma, kurse pas saj, e sollën në shtëpi familjarët dhe miqtë. Babai im dukej shumë mirë, sikur të ishte plotësisht i shëndoshë, nuk i mungonte asgjë. E kaloi tërë ditën në rrethin e familjes dhe miqve. Kur deshën ta falin namazin e jacisë, ai kërkoi falje dhe tha se ishte mjaftë i lodhur. Unë çova në katin e lart në dhomën e tij. Dhe nuk kishin kaluar as pesë minuta nga ajo kohë, unë fillova të bërtas dhe i thirra të gjithë të vinin shpejt lart. Dhe, të gjithë erdhën shpejt lart në dhomën e tij.
Dhe imagjinoni, se po hyni në dhomë, dhe në atë dhomë është i shtrirë babai juaj, trupi i të cilit po braktiset nga shpirti i tij. Sytë e tij ishin të hapur, kurse shpirti i tij po largohej nga trupi. Derisa po ndodhte e gjithë kjo, ai thoshte: “Ne të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi…” dhe këtë vazhdonte ta përsëriste … Ai vdiq me këto fjalë në buzët e tij.
YouTube Kanal –The Merciful Servant; https://orizarenews.com//
Përkthim: Miftar Ajdini