A di cilët janë ata? Si të përfitojmë nga kjo në edukimin e fëmijëve tanë?
Aijsha, kënaqësia e Allahut qoftë me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Lapsi është ngritur për tre persona (nuk ka detyrim për tre grupe personash): personi që fle derisa të zgjohet; fëmija derisa të arrijë moshën e pubertetit dhe personi që nuk është i shëndoshë mendërisht, derisa ai të shërohet”
Nga ky hadith madhështor mësojmë se Allahu i Lartësuar nuk e llogarit vetëm se personin e mençur dhe të aftë nga ana mendore. Kjo na jep të kuptojmë se ne duhet të sillemi me fëmijët tanë ashtu siç sillet Allahu me ne.
Si është e mundur që ne t’i qortojmë fëmijët tanë me llogari të rëndë dhe qortim të ashpër, ndërkohë ata nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre!
Ka disa prindër që i ndërpresin raportet me fëmijët e tyre, ndërkohë që mosha e tyre nuk tejkalon 12 vjet.
Apo disa nëna i rrahin bijat e tyre që nuk janë më të moshuara se 10 vjet. Të gjitha këto janë gabime pedagogjike në kundërshtim me metodologjinë e Allahut të Lartësuar.
E drejtë dhe e qëlluar është që ne të edukojmë, llogarisim, ndëshkojmë, mirëpo, në kufij dhe respekt ndaj njeriut. /krenaria.com/