1.Allahu i do bamirësit.
Thotë Allahu i Madhëruar: “Me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” (Bekare, 195)
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” (Sahih el-xhami es-sagir [1824]). Bamirësia është thelbi i besimit, i shpirtit dhe përsosjes së tij, është shkalla më e lartë e fesë dhe kulminacioni i saj, robërit më të mirë për Allahun janë ata me etikë të lartë.
2.Allahu i do ata që i mbështeten Atij.
Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu i do ata që i mbështeten atij.” (Ali Imran, 159) Mbështetje nga ana gjuhësore do të thotë të tregosh dobësi dhe mbështetje te të tjerët. Thuhet e kam mbështetur çështjen time te filani, d.m.th. jam drejtuar dhe jam mbështetur tek ai.
3.Njerëzit më të dashur për Allahun janë ata me moral të mirë.
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Robërit më të dashur për Allahun janë ata që kanë moral më të mirë.” (Sahih el-xhami es-sagir [179])
4.Allahu i Madhëruar e do lexuesin e sures Ihlas (Kul HuAllahu ehad).
Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut e dërgoi njërin prej shokëve të vet si kryesues te një ekspedite vëzhgimi. Ai gjatë qëndrimit në terren u lexonte shokëve të tij në çdo namaz suren el-Ihlas, me të cilën e përfundonte gjithashtu namazin. Kur u kthye në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim të tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyeteni shokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur e pyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, meqenëse në të përmenden cilësitë e Mëshiruesit dhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atëherë Pejgamberi alejhi selam tha: “Lajmërojeni se Allahu e do atë.” (Transmeton Buhariu)