Shkencëtarët orvaten sot të studiojnë botën e milingonave që të arrijnë në një rezultat që vërteton se milingonat posedojnë teknologji shumë komplekse në arritjen e furnizimit.
Milingona nuk mund ta mbajë dot veten me ushqim, mirëpo Allahu i ka lehtësuar shkaqet e furnizimit. Milingona posedon mekanizëm shumë të mprehtë për të këputur gjethet saqë i këput ato në një mënyrë të përshtatshme e më pas i bart ato në vendbanimin e tyre, me qëllim të përfitimit prej tyre më vonë.
Shkencëtarët mrekullohen nga preciziteti, shpejtësia dhe mprehtësia e këtyre mekanizmave. Kush i furnizoi me këto mekanizma dhe mjete dhe u nënshtroi atyre mjetet e riskut dhe vazhdimësinë e jetës?! Përgjigjja shumë e thjeshtë, Allahu i Lartësuar. Ai thotë:
“Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (Ankebutë, 60).
/krenaria.com/