Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli të pafajshëm katër imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, si dhe Fuad Ramiqin.
Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, tha se gjykata nuk ka gjetur fakte të mjaftueshme sic është pretenduar në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit andaj në mungesë të provave të gjithë të akuzuarit lirohen nga aktakuza.
Shpenzimet buxhetore në këtë rast, sipas Ismailit, bien mbi gjykatën.
Në këtë rast, imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, si dhe Fuad Ramiqi akuzoheshin për vepra që lidhen me “thirrje për bashkangjitje në luftëra të huaja, dhe thirrje për rezistencë”. /