Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar dje nga liderët politik të Maqedonisë.
Ai ndër të tjera tha: “Takimi në mes të kryetarit të VMRO dhe LSDM-së me lehtësim të ndërkombëtarëve dhe me ndërhyrje të zotriut Han duke vazhduar me takimin e djeshem këtu në Shkup me negociata jo edhe të lehta me çka u arritë një marrëveshje, të cilën ne e kemi nënshkruar dhe pranuar dhe ajo marrëveshje duhet të respektohet se për ndryshe mosrespektimi i kësaj marrëveshje lëndon imazhin e vendin, dëmton imazhin e vet partive politike”, transmeton Indeksonline.
Ai tha se kanë marrë përsipër angazhimin për respektimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshje.kohaislame