-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Alergjitë

Më të lexuarat

Me ardhjen e pranverës rikthehen tek alergjikët simptoma si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, të teshtira, acarime dhe për rastin më të keq astma.

Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjen.
Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm.
Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë:

  • Hundë që rrjedhin apo të zëna
  • Sy të kuq të acaruar që të kruhen
  • Kollitje
  • Të teshtira
  • Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre.
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Diarre
  • Vjedhje ushqimi
  • Tharje dhe acarim të lëkurës
  • Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.

Alergjenët më të zakonshëm janë:

  • alkooli
  • thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër
  • pushi
  • ushqimi
  • poleni i luleve
  • bari, pemët, shkurret
  • pluhuri i shtëpisë
  • ilaçet
  • myshku
  • nikeli

Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike.
Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike.
Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni.
Ilaçet antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore, përkeqësim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar.

Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hiposensibilizimit me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hiposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

Përgatiti Alvin Ekmekçiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit