1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Alergjia nga bari, simptomat dhe mënyrat për ta luftuar

Më të lexuarat

Me ardhjen e pranverës janë të shumtë njerëzit të cilët e kanë keq punën me teshtitjen dhe rrufën. Shkak duket se është bari, por edhe polenet e luleve. Ja se cilat janë simptomat dhe veçanërisht mënyrat natyrale për ta luftuar.

Të gjithë alergjikët ndaj barërave e dinë mirë se për ta fillon një periudhë e tmerrshme, me sekrecione nga hundët, teshtima, lot në sy etj.

Alergjia nga bari dhe polenet që transportohen nga era e bëjnë jetën e njerëzve alergjikë vërtet të vështirë, edhe pse ekzistojnë një sërë kurash dhe dietash për t’u ndjekur.

Në veçanti për sa u përket alergjive respiratore, faji është i poleneve, ose i qelizave riprodhuese mashkullore të prodhuara nga bimët gjatë lulëzimit të tyre, pra nga marsi në shtator. Sapo thithen, polenet identifikohen nga antitrupat IgE të sistemit imunitar si elemente të dëmshme dhe kështu lindin reaksionet alergjike.

Me ardhjen e pranverës, sasia e poleneve është aq e shumtë saqë mbush të gjithë ajrin. Por, përveç luleve, në këtë stinë fillojnë dhe shfaqen më së shumti edhe insektet, që gjithashtu mund të shkaktojnë sëmundje alergjike.

Thumbimi nga grerëza, bleta apo dhe insekte të tjera, është një tjetër alergjen, i cili mund të shkaktojë simptoma madje edhe të rënda.

Simptomat e alergjisë janë shumë të bezdisshme

Njerëzit që vuajnë nga alergjia ankohen për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre që kalon nga njëra anë në tjetrën. Por dhe skuqje, kruajtje, lotim sysh, nuk durojnë dot dritën (fotofobi) etj.

Po ashtu mund të kenë kollitje, gërhitje në gjoks, marrje fryme, sekrecione të pastra dhe që mezi nxirren, gjë që tregon se në sëmundje komprometohen edhe mushkëritë. Shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me: dobësi trupore, dhembje koke, ankth etj.

Ilaçet dhe mënyrat për ta luftuar

Padyshim që ka shumë medikamente, por më e shëndetshme për trupin tuaj, por edhe për ambientin është që të përdorni produkte natyrale. Këshillohuni me mjekun specialist sa më parë, sepse kura me medikamente ndryshon nga individi në individ.

Mënyra më e mirë për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së alergjisë është shmangia e kontaktit me shkaktarin kryesor të saj që janë polenet e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e mëngjesit deri te dreka dhe ditët me erë kur prania e poleneve në ajër është më e lartë.

Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup. Po ashtu duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise që kanë lule, bari apo pemë.

Gjithashtu personat në fjalë duhet t’u shmangen aktiviteteve fizike siç janë vrapimet, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim. Duhet pasur kujdes me ajrosjen e shtëpisë, dritaret nuk duhen hapur herët në mëngjes, pasi ai është momenti ku polenet janë më me dendësi në ajër.

Disa ushqime e shtojnë alergjinë

Në fakt disa ushqime mund të kenë efekt negativ tek alergjia. Domatet, agrumet, pjepri, pjeshka, qershia, kumbulla, kivi, bajamet, birra dhe drithëra janë disa nga ushqimet që duhet të shmangen, pasi këto bëhen protagonistë të alergjisë së avancuar.

Ndaj ju këshillojnë të hani mirë, nëse dëshironi të përballoni alergjinë e kësaj stine./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit