1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Aleppo bombardohet, Damasku “rimerret”

Më të lexuarat

Luftime të ashpra kanë vazhduar në Aleppo të Sirisë, ku forcat qeveritare kanë përdorur artilerinë dhe aeroplanët për të bombarduar pozicionet rebele.

Një zyrtar i lartë i sigurisë citohet të ketë thënë se “ajo që po ndodh tani është vetëm aperitiv, ndërsa kryesorja do të ndodhë më vonë”.

Në Damask, forcat e presidentit Bashar al-Assad kanë pohuar se kanë larguar rebelët nga bastioni i tyre i fundit.

Në anën tjetër, ende nuk dihet gjë për fatin e 48 pelegrinëve iranianë, të rrëmbyer të shtunën pranë një vendi të shenjtë shiit në periferi të Damaskut.

Diplomatët iranianë dhe televizioni shtetëror i Sirisë kanë fajësuar “grupet e armatosura” për kidnapimin.
Kombet e Bashkuara thonë se 19.000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave në Siri, 17 muaj më parë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit