-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Alepo: 16 të vrarë, shumica fëmijë

Më të lexuarat

Veprimtarët sirianë të të drejtave të njeriut thonë se forcat qeveritare kanë bombarduar një distrikt të kontrolluar nga kryengritësit në qytetin verior Alepo, ku shkatërruan ndërtesat e banimit dhe lanë të paktën 16 të vrarë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe tha se një raketë goditi ndërtesën në lagjen Ansari të Alepos dje. Një video amatore e vënë në internet tregoi dhjetra njerëz që kërkonin me ankth nëpër rënoja për të mbijetuar. Vëzhguesi Sirian tha se 10 fëmijë ishin mes të vrarëve. Nuk ka patur konfirmim të pavarur për viktimat.

Alepo, kryeqyteti tregtar i Sirisë, është i ndarë mes forcave të opozitës siriane dhe trupave besnike të Presidentit Bashar al-Asad që nga viti i kaluar.

Disa figura të opozitës në mërgim kritikuan udhëheqësin e tyre Moaz al-Khatib dje, pasi ai shprehu gatishmërinë për të hyrë në bisedime me qeverinë e zotit Asad dhe u takua me ministrat e jashtëm të aleatëve të Asadit, Rusisë dhe Iranit ditët e fundit. Në takimet e tij krahas konferencës së Mynihut për sigurinë, Khatib tha se do të negocionte me qeverinë e Sirisë nëse ajo do të lironte një numër të madh të burgosurish dhe do të paiste me pasaporta të mërguarit sirianë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit