1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Aleati i vetëm i SHBA-ve është dollari”

Më të lexuarat

“SHBA-së të cilës në vazhdimësi po i pakësohen aleatët, tanimë e përqafon aleatin e fundit, dollarin. Aleati i vetëm i tyre është dollari”, tha Yıldırım

 

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se “SHBA-së të cilës në vazhdimësi po i pakësohen aleatët, tanimë e përqafon aleatin e fundit, dollarin. Aleati i vetëm i tyre është dollari”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım në një fjalim në Takimin Koordinativ të Shoqatës Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (ISIPAB) të organizuar në Gjenevë të Zvicrës falënderoi shtetet anëtare të ISIPAB-it të cilat i ofruan mbështetje Turqisë pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Duke rikujtuar se udhëheqësi i FETO-s ende është duke jetuar në shtetin Pensilvani të SHBA-ve, tha se “Në territorin e SHBA-ve ende edhe sot mund t’i vazhdojnë në rehati aktivitet e tyre. Nuk është e kufizuar as me këtë, për fat të keq në më shumë se 160 shtete të botës vazhdojnë prezencën e tyre”.

“Kemi hapur krahët për vëllezërit tanë”

Duke folur për luftën e brendshme në Siri që vazhdon tashmë 8 vite, ai tha se çmimin më të madh të kësaj lufte e kanë paguar shtetet fqinje si Turqia, Libani dhe Jordania.

“A ka ndonjë çmim të cilin e pagoi SHBA-ja? A ka ndonjë çmim që e paguan të tjerët? Nuk ka. Ne kemi hapur krahët për 3.5 milionë vëllezër tanë. Ne e ndajmë bukën me ta. Kemi shpenzuar 30 miliardë dollarë”, tha Yıldırım.

Yıldırım gjatë fjalimit të tij po ashtu rikujtoi se sirianët të cilët jetojnë në Turqi pas operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe operacionit “Dega e Ullirit” kanë filluar të kthehen në vendet e tyre.

“Tani po përpiqemi që t’i largojmë terroristët në Munbixh. SHBA-ja po e zvarrit punën. Për fat të keq hapin hapësirë dhe u jep armë organizatave separatiste si PKK, YPG dhe PYD. Kur u themi përse e bëni këtë, ata na thonë se ‘ne duhet të bashkëpunojmë me këtë organizatë terroriste për ta shkatërruar DEASH-in’. Ky nuk është partneritet strategjik, partneritet taktik. Kjo është një absurditet i plotë. Ku keni parë në botë që një organizatë terroriste shkatërrohet me një organizatë tjetër terroriste. A është e mundur një gjë e tillë? Çfarë do të bëni nesër për ta shkatërruar atë organizatë terroriste? Do të shpikni një organizatë tjetër terroriste?”, tha ai.

Sipas tij, “Sot SHBA-të dollarin i cili është në qarkullim ndërkombëtar po e përdorin si armë”. Më tej Yıldırım tha se “SHBA-së të cilës në vazhdimësi po i pakësohen aleatët, tanimë e përqafon aleatin e fundit, dollarin. Aleati i vetëm i tyre është dollari”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit