-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Aleancë globale kundër pedofilisë

Më të lexuarat

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Eric Holder dhe komisionerja për Çështje të Brendshme e Bashkimit Evropian Cecilia Malmstrom do të lansojnë një aleancë globale që ka për qëllim goditjen e abuzimit seksual në internet të fëmijëve, që bazohet në suksesin e operacioneve policore ndërkufitare, që kanë shkatërruar rrjete ndërkombëtare të pedofilëve.

Zyrtarë nga 27 vende anëtare të BE-së do të marrin pjesë në një konferencë ministrore të mërkurën në Bruksel, krahas zyrtarëve nga 22 shtete jashtë BE-së, përfshirë SHBA-në.

Kombet pjesëmarrëse zotohen të kujdesen për viktimat, të forcojnë përpjekjet në përndjekjen e pedofilëve, rritjen e vetëdijës së fëmijëve nga rreziqet në internet dhr reduktimin e abuzimit të fëmijëve kah aspekti materiale në internet.

Përfaqësues jashtë BE-së janë Shqipëria, Australia, Kamboxha, Kanadaja, Kroacia, Gjerogjia, Gana, Japonia, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Nigeria, Norvegjia, Filipinet, Serbia, Koreja, Zvicra, Tajlanda, Turqia, SHBA, Ukraina dhe Vietnami.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit