1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Aleanca KuqeZi kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Më të lexuarat

Eksodi biblik i shqiptarëve të Kosovës dhe largimi i shqiptareve të Shqipërisë, si dhe trajtimi barbar që po iu bëhet atyre nga disa vende, ka detyruar sot Aleancën KuqeZi të protestojë para bllokut të ambasadave.

 

Aktivistët e Aleancës improvizuan një mur izolimi me mbishkrimin: “Jo, kafaz izolimi për shqiptarët”.

 

Drejtues të Aleancës KuqeZi deklaruan në protestë para trupit diplomatik se: “Kosova duhet të hyj në zonën Shengen dhe shqiptarët atje duhet të lëvizin lirshëm.

 

“Shqiptaret si komb e kanë të ardhmen drejt perëndimit dhe jo drejt lindjes”, citohet nga deklarata e lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Redi Ramaj.

 

Aleanca bën me dije se duhet të propozohet një status për shqiptaret e Shqipërisë që kërkojnë azil politik, sipas saj, Shqipëria është e pasigurt për jetën, pronën dhe familjen.

 

Më tej, AK-ja iu bën thirrje qeverive evropiane të mos i mbyllin shqiptarët në kampe si geto.

 

Ne fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm Ramaj deklaroi se: “Mbi 100.000 emigrant nga Shqipëria dhe Kosova janë larguar në 2014. Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë zhytur kombin në varfëri. E ardhmja shqiptare duhet të jetë në Bruksel dhe jo në Siri. Liberalizimi dhe statusi frenon eksodet dhe lufton krimin. Muret evropiane duhet të ngrihen ndaj qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, por jo mure kundër popullit”. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit