-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Aleanca Kuq e Zi – Protestë tek Ambasada e Serbisë

Më të lexuarat

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi paraditen e të shtunës një protestë me qindra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, studentë dhe banorë të Luginës së Preshevës përpara ambasadës së Sërbisë në Tiranë

kundër arrestimeve politike që po I bëhen shqiptarëve të Presheveës ndër vite. Protestës së Aleancës Kuq e Zi iu bashkua për herë të parë Kryetari I Bashkisë së Preshevës njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Preshevës Ragmi Mustafa.

Aktivistëtët e Aleancës Kuq e Zi marshuan në rrugët e kryeqytetit duke lëshuar thirrje patriotike në mbështetje të vellezërve shqiptarë të Preshevës të cilët ndër vite janë vënë përpara dhunës verbale dhe fizike më ngjyrime politico-ksenofobe të strukturave sërbe.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi nën sloganin “Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë” lëshuan mesazhe të forta në drejtim të përfaqësisë diplomatike të Sërbisë duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë dhe vellezërit shqiptarë të arrestuar të lirohen nga burgosja politike. “Ne jemi këtu për t’I premtuar shqiptarëve të Preshevës se nuk do të ndalojmë asnjëherë mbëeshtetjen tonë për morale dhe fizike për të drejtat e tyre në tokën e tyre etnike, dhe ne nga sot e tutje deri në zgjidhjen e kësaj cështje do të jemi preshevarë, do të jemi të njësuar me shqiptarët e luginës së Preshevës” deklaroi përfeaqësuesja e Aleancës Kuq e Zi Lumturie Ratskoceri,të parët e të cilës orgjininen e kanë nga Lugina e Preshevës.

Më pas Kryetari I Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa deklaroi se ishtë sot në Tiranë për të falenderuar dhe mbështetur nismën e Aleancës KuqeZi për të protestuar për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Preshevës. “Ne kemi qenë mot dhe jemi sot kuqezi, ne jemi me Aleancën Kuq e Zi e cila lartëson dhe gre në piedistal vlerat kombëtare historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve” deklaroi Ragmi Mustafa në prani të qindra protestuesve kuqezi që nuk rreshtnin së thirruri “Shqipëri Etnike”, “nga Presheva në Cameri të gjithë jemi Kuq e Zi”.

Më tej Sekretari I Përgjithshëm I Aleancës Kuq e Zi,Prof.Dr. Myslim
Pashaj u shpreh qartë së duhet t’I jepet fund njëherë e përgjithëmonë gjenocidit sërb ndaj kombit shqiptarë sepse shqiptarët nuk janë një komb I vogël, ata janë dhjetë million dhe do të kërkojnë më cdo kusht të drejtat dhe liritë e tyre, tokën e tyre, dhe përmbyshjen e aspiratës shekullorë të shqiptarëve për bashkim kombëtarë. Gjatë gjithë mbajtjes së protestës aktivistët e Aleancës Kuq e Zi nuk rreshten së brohorituri slogane që shprehnin mbështetjen e për vellezërit shqiptarë të Luginës së Preshevë.

Në përmbyllje të protestës qindra pjesëmarrës që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës iu bashkuan zyrtarisht Aleancës Kuq e Zi duke u bërë anëtarë me të drejta të plota dhe pjesë e aksioneve politike të Kuq e Zinjëve./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit