3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Aleanca e Natos përsëri tensione në Afganistan

Më të lexuarat

10 anëtarë të forcës afgane të sigurisë u vranë gjatë luftimeve me militantë talebanë në provincën perëndimore të Heratit.

Një zëdhënës i policisë lokale tha se pesë oficerë policie dhe 5 ushtarë u vranë në përleshjen me armë zjarri që u zhvillua dje.

Ai tha se mes të vrarëve ishte edhe shefi i policisë së disriktit. Luftimet nisën kur talebanë sulmuan një vargan policor.

Ndërkaq, NATO tha se ajo mund të jetë përgjegjëse për vdekjen “e paparamenduar” të tre civilëve afganë gjatë një operacioni ditën e dielë në provincën Logar.
Koalicioni tha se kryengritësit u vranë gjatë sulmit.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar sulmin e NATO-s duke thënë se ai rezultoi në vdekjen e katër fëmijëve që po kullosnin bagëtinë gjatë asaj kohe.

Vdekjet e civilëve kanë qenë burim tensioni mes qeverisë afgane dhe forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit