-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Albright: Serbë të ndyrë, dilni jashtë (Video e re)

Më të lexuarat

Anëtarët e Shoqatës “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, janë shfaqur kohë më parë në Pragë në promovimin e librit të ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright. Në vend të librit për nënshkrim, ata provokuan duke vendosur fotot që për ta ishin të urryera, ndër të cilat edhe nga ato takimet e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Organizatorët nuk ia dalin të largojnë menjëherë aktivistët antishqiptarë, për çka Albright detyrohet të bërtas: “Dilni jashtë”! Por, tash në internet qarkullon videoja e re ku Albright ofendohet me fjalët “plaka gjakpirëse”, ndërsa ajo ju thotë: “Serbë të ndyrë, dilni jashtë”!
Incidenti ndodhi gjatë nënshkrimit të librit “Dimri i Pragës: Rrëfimi persona për luftën dhe kujtimet”, nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka lindur në Pragë, në një familje hebrenje.

Në mesin e provokatorëve ishte edhe regjisori çek Vaclav Dvorak, autor i filmit kontrovers antishqiptar, “Kosova e rrëmbyer”, si dhe deputeti me prejardhje serbe në Parlamentin çek, Jaroslav Foldin. Dvorak iu afrua i pari dhe ia dha për nënshkrim pllakatin “Kosova e rrëmbyer”.

“Me mirësjellje jemi afruar t’ia japim filmin që e kemi xhiruar në Kosovë, pa marrë parasysh se fjala është për ‘Kosovën e rrëmbyer’ që i është dhuruar narko-mafisë me ndihmën e agresionit dhe bombardimeve të NATO-s, si dhe kompanisë IPKO përmes së cilës ajo i ka mbushur xhepat”, ka thënë Dvorak në faqen parlamentnilisty.cz.

Në xhirimin e parë që telegrafi e ka transmetuar telegrafi shihen demonstruesit që në duar mbajnë pllakatet ku shkruan “Kosova e rrëmbyer” dhe nën të fotografia e ish Sekretares Albright me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe fotografitë që sipas tyre “paraqesin krimet e NATO-s dhe krimet e shqiptarëve në Kosovë”.

Ata kishin edhe pllakatet ku shkruante “Spastrimi etnik në Kroaci”, si dhe “IPKO”, që sipas tyre është në pronësi të “Albright Group”.

Telegrafi, duke raportuar për këtë ngjarje, ka shkruar se Albright serbëve u thotë: “Ju jeni kriminelë”. Ndërsa në xhirimin e ri që do ta postojmë më poshtë, Albright dëgjohet tek thotë: “Disgusting Serbs (serbë të ndyrë)”. /Telegrafi/

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/1FaPuBUY558″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit