4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albin Tahiri përfundon në vendin e 37-të, debutim i kënaqshëm për skiatorin nga Kosova në PyeongChang

Më të lexuarat

Albin Tahiri ka bërë debutimin me ski në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Pjesëmarrësi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore është renditur në vendin e 37-të.

Foto nga: FB/ Kosovo National Olympic Committee

Në këtë garë ishin pjesëmarrës 65 garues dhe gjithsej dhe nga dy garime 28-vjeçari kishte kohën 2:23.40 sekonda.

Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Në garën e parë në lëshim të shpejtë përfundoi në vendin e 55-të me kohë 1:23:84.

Në garën e dytë, sllallom në Alpin në Kombinuar u rendit në vendin e 36-të me kohë 59:56.

Pas dy garave me rezultat të kombinuar Tahiri u rëndit në vendin e 37-të me kohë 2:23:40. 

Në vazhdim reprezentuesi i Kosovës do të garojë edhe në katër disiplina tjera. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit