4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albin Kurti në Sarajevë: shqiptarët dhe boshnjakët duhet të përsërisin të vërtetat e tyre, siç Beogradi përsërit gënjeshtrat e tij

Më të lexuarat

Pjesëmarrës në Forumin e Biznesit në Sarajevë, lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se ishte aty si shtetas shqiptar e jo kosovar, mu për shkak të një përvoje të hidhur të viteve më parë, kur pasaporta kosovare iu bë pengesë për të shkuar në Srebrenicë

“Unë kam shtetësi të dyfishtë, të Kosovës dhe Shqipërisë. Për këtë rast kam përdorur nënshtetësinë shqiptare. Kur erdha në Srebrenicë dy vjet më parë, kam përdorur pasaportën diplomatike të Kosovës. Në atë kohë unë mora një vizë vetëm për pesë ditë në Ambasadën e BiH në Shkup. Por ambasadori Lepa Babiç nuk ishte i kënaqur për të shkuar në Srebrenicë. Unë as nuk shpresoja të merrja një vizë. Por ata e zgjidhën në këtë mënyrë: ‘ju e merrni një vizë, por nëse rrjedh informacion nga ju, viza nuk do u jepet’”.

Nga ana tjetër, Kurti theksoi se shqiptarët dhe boshnjakët duhet të ngulmojnë në të vërtetat e tyre  për të kaluarën e dhimbshme.

Unë mendoj se boshnjakët, si dhe shqiptarët, duhet të jenë shumë më aktivë dhe më të guximshëm në denoncimin e pretendimeve serbe dhe ruse. Unë mendoj se ne nuk janë të koordinuar mjaftueshëm dhe gjithashtu jo aktivë, duke menduar se publiku  dhe bota i vuajtjet tona. Ne duhet ta përsërisim të vërtetën tone. ndërsa Beogradi përsërit gënjeshtrat e tij”, theksoi lideri i Vetëvendosjes. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit