Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së kufijve të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosovën po duan ta bëjnë kurban për Integrimin Evropian të Serbisë, e çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.
“Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.
Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje.
E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën”, ka shkruar Kurti. Ai konsideron se Vuçiqit po i ngutet për tri arsye të finalizojë marrëveshjet me Thaçin.
“Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse:
1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale;
2) Mogherini mbyll zyrën para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019;
3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.
Çka duhet bërë? Paj, dihet: Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.