3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Alarmon AK: Shqiptaret dhe sllavët po i këmbejnë vajzat me bagëti

Më të lexuarat

Aleanca Kuq e Zi, ka shprehur shqetësimin e saj për martesa që janë duke ndodhur ndërmjet shqiptareve të Shqipërisë me Maqedonasit. Kjo aleancë shpreh shqetësimin mbi një fenomen që po njeh shoqëria e vendit tone.

“Strukturat e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni kane realizuar një studim mbi martesat e vajzave shqiptare me qytetarë të Maqedonisë. Ky studim nxjerr në pah shifra të frikshme të asimilimit të shqiptarëve nga martesat me shtetas të Maqedonisë, dhe për mbi të gjitha martesat kryhen jo me shqiptarët e Maqedonisë por me shtetas maqedonas”, thuhet në një komunikate për media.
Sipas të dhënave te Aleancës Kuq e Zi, në Maqedoni vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti janë zyrtarizuar 112 kërkesa për martesë midis femrave nga Shqipëria dhe meshkujve nga Maqedonia. Prejardhja e femrave nga Shqipëria rezulton nga qytete si Tirana, Shkodra, Lezha, Dibra, Kavaja, Puka, Mirdita, Korça, Kruja dhe Burreli.

Vajzat nga Shqipëria po martohen me shtetas maqedonas nga qytete lindore si Prile, Manastir, Radovish, Demor Hisar, Resnje, Ohër, Makedonski Brod, Shkup, Tetovë dhe Gostivar.
Të dhënat negative nga ky fenomen sipas Aleancës Kuq e Zi janë dy. E para sipas tyre është se ‘femrat nga Shqipëria janë të moshave të vogla nga 18 deri në 25 vjeç ndërsa burrat me të cilat ato martohen janë mbi 40 vjeç minimalisht e deri në 55 vjeç.
Ndërsa e dyta është mjaftë shqetësuese, ku sipas të dhënave që Aleanca Kuq e Zi disponon, gjithçka është kthyer në biznes ku familjaret e vajzave shqiptare i këmbejnë ato me para por edhe bagëti me shtetasit e Maqedonisë.
“Këto të dhëna janë të tmerrshme kur i shton faktin se vajzat që martohen ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në maqedonase, mësojnë maqedonisht dhe fëmijëve që vijnë nga martesat nuk i mësojnë gjuhën shqipe”, shkruan Aleanca Kuq e Zi.

Aleanca KuqeZi apelon për dhënie fund të eksodit të martesave me sllavët e cila po shkon drejtë asimilimit të kombit shqiptarë tashmë jo vetëm në territorin e Maqedonisë por dhe përtej tij.
“I duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë martesave mbi baza interesi nga prindërit e vajzave shqiptare me meshkujt nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në 100 vite pavarësi ky është regjimi i cili jo vetëm e ka poshtëruar femrën shqiptare por e ka nxjerre në shitje fizikisht, moralisht, etnikisht dhe e ka shkombëtarizuar thellësisht. Përçmimi dhe skllavërimi i femrës shqiptare e cila këmbehet me bagëti në dyert e familjeve serbo-maqedone do të marr fund me largimin e filo-serbit qe drejton qeverinë e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve. Ardhja e një shteti kuqezi pas disa muajsh do çliroj femrën në veçanti por dhe gjithë shoqërinë”, thuhet më tutje në komunikatën e tyre./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit